LSI: “Probleme me procesin e numërimit të votave”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim u ka rënë dje kambanave për problemet e shfaqura në procesin e numërimit duke ia bërë të ditura shqetësimet e saj OSBE/ODIHR-it. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësi i LSI-së deklaroi: “Ngremë shqetësimin si LSI për disa incidente problematike gjatë procesit të numërimit. Komuna Bulgarec, qarku Korçë - QV 3732, QV 3726, QV 3729 janë bllokuar kutitë e votimit të këtyre qendrave nga numëruesit e LSI-së, sepse në listat e votuesve u konstatua se nuk ishin shënuar numrat e dokumenteve të identifikimit. Për këtë, LSI-i ka njoftuar menjëherë vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it. Ndërkohë, në Paskuqan ende nuk ka filluar procesi i numërimit të votave prej 9 orësh pa ndonjë justifikim apo argument, ndërkohë që qendra e numërimit është rrethuar nga forca të shumta të policisë. Problem tepër shqetësues për Lëvizjen Socialiste për Integrim përbën ritmi tejet i ngadaltë i procesit të numërimit në pjesën më të madhe të qarqeve. Kuptohet që ngadalësimi i vazhdueshëm i numërimit do të rezultojë në lodhjen e mëtejshme të komisionerëve dhe vëzhguesve si dhe në rritjen e tensionit përgjatë natës së gjatë. Kjo cenon mbarëvajtjen e procesit të numërimit dhe imazhin e Shqipërisë në sytë e botës. Inkurajojmë të gjithë komisionerët, që pavarësisht lodhjes të punojnë me efikasitet dhe korrektësi për përfundimin sa më të shpejtë të procesit të numërimit”,- thuhet në njoftimin për shtyp të LSI-së.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009