E Diel, 1 Nëntor 2026

Grossruck: Nuk ka krizë politike kur opozita është në Kuvend

Kurse Kryetarja e Kuvendit tha se rezoluta e Komisionit të jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave, një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, që vjen si shkak i reformave të guximshme, të bëra

Tiranë, 23 qershor, NOA I plotë Vendi i Opozitës është në kuvend dhe jo në rrugë. Për sa kohë Opozita do ta zhvillojë politikën e saj në kuvend atëherë Shqipëria nuk do të ketë më krizë politike.

Kështu ka deklaruar pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, zëvendës presidenti i Asamblesë së OSBE-së, Wolfgang Grossruck, i cili ka mbërritur sot në Tiranë.

Kurse Kryetarja e Kuvendit tha se rezoluta e Komisionit të jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave, një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, që vjen si shkak i reformave të guximshme, të bëra.

Zëvendëspresidenti i Asamblesë së OSBE-së, Grossruck, përshëndeti edhe miratimin po sot të rezolutës për Shqipërinë nga deputetët e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Zoti Gossruck dhe delegacioni që e shoqëronte atë, uroi Kryetaren e Kuvendit dhe shqiptarët për Rezolutën e Parlamentit Europian, duke theksuar se Qeveria dhe Parlamenti kanë bërë një punë shumë të madhe.

Më tej biseda u përqendrua në përpjekjet e jashtëzakonshme që Qeveria, Parlamenti dhe vetë shqiptarët po bëjnë për të përmbushur standardet evropiane, për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE, duke u ndalur veçanërisht në miratimin e muajve të fundit, të 170 ligjeve dhe marrëveshjeve në Kuvendin e Shqipërisë, për zhvillimin evropian të saj.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se jeta parlamentare në Shqipëri ecën me një axhendë intensive dhe, opozita drejton disa komisione.

Në vijim të bisedës, Zoti Gossruck bëri me dije Kryetaren e Kuvendit për nismën që Parlamenti austriak ka ndërmarrë për promovimin e Shqipërisë, ku në muajin tetor do të zhvillohet programi "Ditët e Shqipërisë.

Duke ftuar Kryetaren e Kuvendit për të nderuar me pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet, deputeti Gossruck, tha se deputetët dhe institucionet austriakë janë veçanërisht të interesuar, për të promovuar Shqipërinë, dhe produktet e saj në të gjitha fushat.

Kryetarja e Kuvendit tha se "Rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE e miratuar sot, është lajmi më i mirë për shqiptarët, pasi ata e meritojnë lëvizjen e lirë në Evropë, në përgjigje të reformave dhe transformimeve të thella, që shqiptarët kanë bërë në një kohë kaq të shkurtër.

Po ashtu Parlamenti Europian, i kërkoi sot opozitës të japë kontributin e saj dhe të mbështesë reformën në drejtësi.

"Për shqiptarët, - tha zonja Topalli, dhe për biznesin është e rëndësishme që opozita të votojë, sikurse kërkon PE sot në rezolutën e saj, edhe ligjin për Gjykatën Administrative.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›