Tenderët, Harasani akuza Ministrisë së Ekonomisë për vonesa
Autori i Lajmit: red.
Deputeti socialist Andis Harasani akuzon Ministrinë e Ekonomisë se ka vonuar tenderët për disa TEC-e në vend, për shkak të preferencave që kjo ministri ka paraqitur për kompani të caktuara. “Është pikërisht kjo Ministri që vonoi TEC-in e Vlorës dhe linjën e transmetimit me Malin e Zi, për shkak të preferencave gjermane, dhe ndërkohë të gjitha këto koncesione që mbijnë si kërpudhat pas shiut, asnjë nuk ka filluar të paktën të heqë dhe një lopatë dhe”, - theksoi dje Harasani. Ai tha më tej se kjo Ministri nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara nga ligji, duke përmendur këtu edhe raportin e Avokatit të Prokurimeve, për vitin 2008, raport i cili ka paraqitur shumë ankesa nga pjesëmarrësit në tenderë. “Është pikërisht kjo Ministri që nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara nga ligji i koncesioneve. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës jo vetëm qëllimisht ka mangësi dhe paqartësi në dokumentacion e tenderëve, por dhe ka zvarritur apo anuluar procedura thjesht për mangësi të brendshme të organizimit të këtij institucioni”, - deklaroi ai. Deputeti socialist ka kujtuar shembullin e hidrocentralit Thanë në Lushnjë, ku Ministria u komunikoi operatorëve ekonomikë anulimin e procedurës kur kishin kaluar rreth 10 muaj nga data e dorëzimit të ofertave.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009