E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojne kontrollet tatimore mbi bizneset bllokohen tre aktivitete tek ish-Blloku

Drejtoria Rajonale Tatimore e kryeqytetit ka bërë bllokimin e aktvitetit të një subjekti që ushtronte veprimtarinë e tij, në zonën e Bllokut në Tiranë. Subjektit në fjalë i ishin bërë dy herë paralajmërime nga hetimi tatimor, për të lëshuar kuponë tatimorë klientëve. Por, pas kontrollit të fundit, subjekti nuk kishte marrë masa dhe sipas ligjit, Drejtoria Rajonale tatimore bëri bllokimin e aktvitetiti, për 6 muaj.

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve, sikurse edhe ajo rajonale kanë nisur kontrolle intensive mbi bizneset si në kryeqytet, ashtu edhe në qytete të tjerë. Subjekt i këtyre kontrolleve janë regjistrimim i biznesit, pasjisja me kasa fisakle, lëshimi i kuponave tatimore si dhe regjistrimi i punonjësve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›