E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e masakruar ne Korce i gjenden gjymtyret e rrobat

10.000 Euro janë vënë në dispozicion nga policia e Korçës për personin që jep informacion mbi autorin e krimit makabër të zbuluar një ditë më parë, kur në fushën e frumbullimit të mbeturinave të qytetit u gjet i copëtuar trupi i një gruaje rreth të 30-ave.

Policia në deklaratën e saj siguron ruajtjen e kofidencialiteteit dhe ka vënë në dispozicion dy numra telefoni celular. Paralelisht po vazhdon puna për gjetjen e provave  të  reja që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Gjatë kërkimeve në fushën e plehrave janë gjetur edhe dy qese plasmasi, njëra me gjymtyrët e viktimës dhe tjetra me rrobat e saj.

Por koka që do të ndihmonte në identifikimin e viktimës nuk është gjendur ende dhe dyshohet se ajo qëllimisht nuk është groposur në atë mjedis për të vështirësuar identifimin. Në Drejtorinë e Policisë të Korçës gjatë dy ditëve të fundit nuk është bërë asnjë denoncim për ndonjë femër të zhdukur, çka ka krijuar dyshimin se trupi mund të jetë sjellë nga ndonjë zonë tjetër e vendit. 

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›