Gruaja e parë që dënohet për gjenocid
Pauline Nyiramasuhuko, ish-ministre në Ruanda, u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e saj në gjenocidin dhe dhunimin e grave dhe vajzave të etnisë Tutsi. 65-vjeçarja, gjyqi i së cilës kishte dhjetë vjet që zgjaste, është gruaja e parë që dënohet nga gjykata e mbështetur nga OKB-ja për gjenocidin në Ruanda. Ajo u shpall fajtore bashkë me të birin dhe katër ish-oficerë të tjerë. Rreth 800 mijë banorë të etnisë Tutsi dhe shumë të tjerë të etnisë Hutus u vranë gjatë masakrave të vitit 1994 dhe Nyiramasuhuko ishte një prej personave që asistoi në masakrën e rajonit Butare, në Jug të Ruandës.