Ish-kryeministrja Timoshenko, në Gjykatën e Kievit
Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, duhet të përgjigjet në gjykatë për akuzat për abuzim me pushtetin në lidhje me marrëveshjen e arritur prej saj me Rusinë për gazin. Sipas padisë, marrëveshja ka qenë shumë e pafavorshme për Ukrainën. Rreth një mijë përkrahës të Timoshenkos protestuan para gjykatës në Kiev për të mbështetur politikanen pro-perëndimore të opozitës. Timoshenko e konsideroi akuzën një farsë, dhe jo për një proces. Në rast dënimi, figura udhëheqëse e revolucionit të portokalltë të vitit 2004 mund të rrezikojë shumë vjet burg dhe mund të përjashtohej nga zgjedhjet parlamentare 2012 dhe ato presidenciale të 2015-s.