Kuvendi i ri VMRO dhe BDI ndajne postet

Foto ilustruese
Shkup 25 qershor 2011 NOA/ Evropa e Lire- Sot ne Shkup po zhvillohet seanca per konstituimin e Kuvendit te Maqedonise i dal nga zgjedhjet e parakohshme paramentare te 5 qershorit si dhe per zgjedhjet e kryeparlamentarit te ri.
Jozyrtarisht nga BDI-ja raportohet se Kryetari i Kuvendit nuk do te jete shqiptar ashtu sic kerkoi kjo parti ne bisedimet me VMRO-DPMNE-ne e Nikolla Gruevskit. BDI ne qeverine e re qe pritet te formohet pas konstituimit te Kuvendit do te udheheqe me 5 ministri do te kete dy poste te zevendeskryeministrave 5 zv/ministra dhe po aq sekretar shteteror.
Kjo parti do te drejtoj ministrine e mbrojtjes te drejtesise ekonomise pushtetit lokal dhe te ekologjise. Zv/ministra shqiptare do te kete ne Ministrine e Brendshme te Financave Arsimit dhe ne Ministrine e Transportit dhe Lidhjeve.
Ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare qe u mbajten me 5 qershor me shume deputete fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE gjithsejt 56 mandate ndersa tek shqiptaret fitoi Bashkimi Demokratik per Integrim me 15 mandate.
a.q/NOA