E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe BE në mbrojtje të Tymoshenkos

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 15:00

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Tymoshenko, nën dyshimin për abuzimin me pushtetin.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, ka thënë se ka shqetësime se procesi duket të jetë një ndjekje “e motivuar politikisht” ndaj një figure të opozitës.

Joze Manuel Pinton Teixeria, ambasadori i BE-së në Ukrainë, i cili të premten mori pjesë në seancë, e kritikoi sallën e mbushur, ku ndjehej një nxehtësi që të zinte frymën në Kiev, duke thënë se “kushtet në të cilat po mbahet ky proces janë jo-njerëzore”.

Tymoshenko është akuzuar për abuzim të detyrës, duke nënshkruar marrëveshje në vitin 2009, që të blej gaz natyral nga Rusia me çmime që hetuesit kanë thënë se kanë qenë tepër të larta dhe e ka nënshkruar pa autorizim këtë marrëveshje.

Tymoshenko i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ato janë të orkestruara nga presidenti, Viktor Janukovic, që të bllokoj pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›