Gruaja e reformistit iranian: Qeveria do të më vrasë burrin

Teheran, 13 janar NOA - Gruaja e udhëheqësit
reformist iranian Mehdi Karroubi, paralajmëroi sot se qeveria (qeveria e
Teheranit) e do burrin tim të vdekur. Në një intervistë dhënë gazetës La
Stampa, Fatemeh Karroubi tha: "Ata që janë sot në pushtet kanë zgjedhur rrugën e represionit. Por në
historinë e Iranit metodat represive nuk kanë pasur kurrë arsye për popullin
trim iranian që kërkon drejtësi dhe liri".
Unë dhe familja ime ndihemi të kërcënuar.
Qeveria nuk na jep mbrojtje. Muajt e fundit janë shtuar kërcënimet ndaj burrit
tim. Në të vërtetë, ata janë urdhëruar ta bëjnë këtë nga qeveria, - thekson
gruaja e reformistit italian.
Mehidi Karroubi, i cili doli i treti në
zgjedhjet e kontestuara të 12 qershori të vitit të kaluar së bashku me, Mir
Huseinit Mousavi është një nga kundërshtarët kryesorë të regjimit aktual në
Iran. Në muajt e fundit, siç shprehet gruaja e tij janë shtuar rrahjet,
kërcënimet ndaj tyre. Makina e Mehid Karroubit është shkatërruar.
a.k/NOA