Çështja Rosarno, tension mes Italisë dhe Egjiptit

Romë, 13 Janar NOA - Ministri i Punëve të Jashtme
egjiptiane ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër Italisë lidhur me ngjarjet e
fundit në Rosarno duke i cilësuar ato si dhunë dhe fushata agresive ndaj emigrantëve
dhe pakicave arabe dhe myslimane në Itali.
Ai i ka kërkuar me tone të ashpra qeverisë
italiane të "marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e minoritarëve dhe emigrantëve,
si dhe të ndalë dhunën dhe fushatat agresive ndaj arabëve dhe pakicave
myslimane në Itali
Akuzave të homologut të tij egjiptian, Ministri
Fratini iu përgjigj: "nuk ka prapavijë fetare. Ne kemi zbatuar vetëm ligjin."
Ngjarjet e fundit në Rosarno duket se po
sjellin edhe një tension në mes të Kajros dhe Romës.
a.k/NOA