E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika Islamike e Mauritanisë njeh shtetin

Mauritani, 14 janar, NOA Republika Islamike
e Mauritanisë është shteti i 65-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur. Lajmi është
konfirmuar nga Konsullata e Kosovës në Nju Jork, me një notë verbale nga ministria
e Punëve të Jashtme e Mauritanisë, dërguar ministrisë së Punëve të Jashtme të
Republikës së Kosovës.

Në notën verbale të njohjes, mes tjerash
thuhet se duke iu referuar letrës së Shkëlqesisë së tij, ministrit të Punëve
të Jashtme Skënder Hyseni, dërguar homologut mauritan, Ministria e Punëve të
Jashtme e Mauritanisë ka nderin të njoftojë se e ka njohur Kosovën si shtet të
pavarur dhe sovran dhe ka marrë vendim që të themelojë marrëdhëniet diplomatike
në nivel ambasadorësh.

Ndërkaq, në notën verbale të njohjes po ashtu
thuhet se Mauritania është e bindur se ky vendim hap mundësi të mëdha të
zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimit me interes të
ndërsjellët në të gjitha rrafshet, ato politike, ekonomike, sociale dhe
kulturore.

Republika Islamike e Mauritanisë gjendet në
Afrikën Veriperëndimore, kufizuar me Oqeanin Atlantik, Senegalin, Malin,
Algjerinë dhe Marokun.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›