E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Haiti, Preval: Jam i shqetësuar për mijëra të vdekur

Haiti, 14 Janar NOA - Presidenti i Haitit,
Rene Preval, ka deklaruar pak orë më parë: kemi frikë që nën gërmadha ndodhen
me mijëra vetë Sipas tij bëhet fjalë për një situatë të paimagjinueshme.

Preval, i cili kërkoi ndihmë ndërkombëtare,
tha se dhe Parlamenti ra, ashtu si shkollat dhe spitalet.

Tërmeti i rënë sot në Haiti ka shkaktuar dëme
të pallogaritshme.

Në Haiti janë nisur ekipet e shpëtimit
amerikan. Sipas Presidentit Obama ndihma për të prekurit nga tërmeti duhet të
jetë një përpjekje ndërkombëtare.

a.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›