Haiti goditet nga një tjetër tërmet në nivelin 4.7 ballësh

Porto Prince, 14 janar, NOA Një tërmet tjetër
është shënuar në zonën e Haitit dhe siç mësohet, ai ka qenë në shkallën prej
4.7 ballësh, por që nuk ka mundur të shënojë ndonjë dëmtim në njerëz apo
godina, siç ishte goditja fatale duke u gdhirë dita e djeshme, Nga kjo e fundit
sipas ekspertëve, janë shënuar të paktën 100 mijë viktima dhe siç mësohet deri
tani, ende mijëra veta gjenden nën rrënoja duke iu dëgjuar madje edhe zërat tek
kërkojnë ndihmë për shpëtim.
Edhe një ditë e gjysmë pas tërmetit të rëndë
të fuqisë 7 ballë, përmasat e katastrofës mbeten ende të paqarta, ndërsa
ekspertët janë duke studiuar të gjitha pistat dhe treguesit për të cilët mendojnë
se është shkaktuar ky tërmet fatal.
Thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në një
thellësi 10 km, goditja ishte shtatë ballë sipas shkallës Rihter, kështu që
mund të nisesh nga fakti që korja e tokës është thyer deri në sipërfaqe, ndaj
janë kaq shkatërrimtare pasojat e tërmetit.
n.e/NOA