Kundërshton faturën, rreh faturistin
Elbasan
Një punonjës i degës së OSSH-së në Rrethin e Peqinit është dhunuar nga një banor i fshatit Paulesh i Komunës së Pajovës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, rreth orës 15:00 të së dielës ka filluar procedimi penal në ngarkim të Edmond Xhanit, 37 vjeç, banues në fshatin Paulesh, pasi ka goditur Sh.Bahjen, 63 vjeç, i punësuar pranë OSSH-së së Peqinit. Mësohet se 63-vjeçari ka shkuar në banesën e Edmond Xhanit për t’i dhënë faturën e energjisë elektrike, por i zoti i shtëpisë nuk ka qenë dakord me vlerën dhe ka goditur me mjete të forta Sh.Bahjen. Materialet në ngarkim të këtij të fundit, i kanë kaluar prokurorisë.
#