Gruaja merret në mbrojtje nga policia, bashkëshorti e plagos me thikë

Tiranë, 30 gusht, NOA Grindjet dhe dhuna e ushtruar nga bashkëshorti e kishin detyruar një 44-vjeçare që të padiste burrin në polici dhe të merre mbrojtje nga forcat e rendit.
Por vendimi i gjykatës nuk e ka ndalur Petrit Sabri Jaskajn, i cili jo vetëm e ka takuar gruan, por edhe e ka sulmuar atë me thikë duke e plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet dhe gruaja e plagosur quhet Haxhire Jaskaj.
Burime nga drejtoria e Policisë së Tiranës thonë për Agjencinë NOA se arrestimi i Jaskajt është bërë në Rrugën e Barrikadave gjatë momentit që ka goditur gruan e tij me thikë.
Pas incidentit, Haxhire Jaskaj është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që shkelja e vendimit të gjykatës dhe mos respektimi i ligjit e bëjnë dhe më të rëndë situatën e 52-vjeçarit.
Nga ana tjetër edhe pse gruaja ishte marrë në
mbrojtje nga policia e Tiranës, forcat e rendit nuk arritën
ta mbronin atë në mënyrë të plotë.
Akuzat që rëndojnë ndaj 52 vjeçarit janë; Plagosje e lehtë me dashje, Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, si dhe Pengimi për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës.
a.k/NOA