E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet pika e basteve sportive në Korçë, në kërkim autorët

Korçë, 30 gusht, NOA Një pikë bastesh është grabitur në qytetin e Korçës, nga ku vjedhësit kanë arritur të marrin gjithë shumën e lekëve që ndodhej në arkë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se vjedhja është bërë dje në një prej zonave më të sigurta në qytet.

Hajdutët kanë hyrë në qendrën tregtare Citi Center , në qytetin e Korçës dhe prej andej kanë marrë rreth 200 mijë lekë të reja. Kjo ka qenë dhe shuma që ka pasur pika e basteve sportive.

Denoncimi është bërë nga pronarët e pikës së basteve. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se policia ka marrë në pyetje rojet që kanë pasur shërbimin në qendrën tregtare dhe gjithë personat që mund të kenë informacione për ngjarjen.

a.k.NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›