E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk pagoi gjobën 2.5 milionë lekë, burg për falsifikuesin e vizave

Tiranë, 30 gusht, NOA Forcave të policisë u është dashur që të arrestojnë një person dy herë për të njëjtën vepër penale. Lulzim Isuf Hasandoçaj, 26 vjeç, banues në Durrës ishte arrestuar një vit më parë për falsifikim vizash dhe pasaportash.

Pasi kish rënë në prangat e policisë Hasandoçaj i ishte bërë një proces i rregullt gjyqësor, nga ku është dënuar me 267 000 lekë të reja.

Por pas gati një vitit institucionet shtetërore 26-vjeçari nuk kishte bërë depozitimin e sasisë së lekëve.

Për këtë qëllim Gjykata e Tiranës ka vendosur të zbatojë pikët tjetër të dënimit. Atë që flet për konvertimin e sasisë së parave me burg.

Hasandoçaj do të vuajë 53 ditë burg, për konsumim të veprës penale të Falsifikimit të vizave, pasaportave apo letërnjoftimeve.

Arrestimi i tij është bërë dje nga Policia e Tiranës.

a.k.NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›