E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet dhe digjet Muzeu i Mitrovicës. Shkurmbohen dhjetra relike me vlerë

Mitrovic- Një muzeu të vjetër në veri të Kosovës në Mitrovicë është vjedhur dhe më pas i është vënë zjarri nga persona të paidentifikuar, raporton agjensia e lajmeve Kosovapress.

Mësohet se nga zjarri i vënë janë djegur objekte me vlerë të madhe etnologjike, relike të vjetra me vlera të mëdha kulturore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnatës afër shkollë teknike në veri të Mitrovicës, ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës.

Dyshohet se këto persona fillimisht e kanë vjedhur muzeun më pas i kanë vënë flakën. Hetuesit e policisë janë në vend ngjarje dhe po merren me hetimin e këtij rasti. Vlera e dëmeve ende nuk është bërë e ditur.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›