“Gruaja rrihet nga burri, e pranuam kur u martuam”
14/12/2009 Dëshmia e kunatës së atij që shtyu gruan në vetëvrasje
TIRANË – Është rrëqethëse, por e vërtetë. Petrit Goga, 31 vjeç, është duke u përballur në gjykatë me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” së bashkëshortes së tij Mimoza Goga më 4 maj të vitit 2007. Një dosje, e cila është mbyllur një herë nga akuza dhe më pas me këmbënguljen e familjarëve është rihapur sërish. Për të gjetur të vërtetën familjarët i janë drejtuar disa herë gjykatës. Ata nuk e besonin se vajza e tyre ishte vetëvrarë duke lënë pas dy fëmijë jetim, të cilët ndonëse të vegjël kishin parë gjithçka. Ndërsa ngjarja tragjike ndodhi në vitin 2007, bashkëshorti i qet qëndronte me dy fëmijët, duke u mjaftuar me një vendim të Prokurorisë për ta quajtur vetëvrasje. Por nuk ishte kështu. Prokuroria u detyrua nga gjykata të rihap hetimet dhe kështu u bë. Fillimisht u bë zhvarrosja e trupit për të parë në kishte shenja dhune e më pas ishin ekspertët ata që vendosën se ajo është shtyrë drejt vetëvrasjes. Kështu policia pas një hetimi që zgjati rreth 28 muaj i vuri prangat Petrit Gogës më datë 13 korrik të këtij viti. Dosja u përfundua shumë shpejt. Në korrik Goga arrestohet dhe vetëm një muaj më vonë ai përballet me akuzën në gjykatë. Gjyqtari Bujar Krasniqi është duke marr provat me dëshmitar.
Dëshmia rrëqethëse
Tashmë është e qartë se Mimoza Goga para se të hidhej në pusin e oborrit të shtëpisë së saj në Ndroq të Tiranës, është keqtrajtuar nga bashkëshorti. Por kjo nuk ishte hera e vetme. Dëshmitë tregojnë se Mimoza rrihej gati çdo natë. Të premten në gjykatën e Tiranës para gjyqtarit Bujar Krasniqi dëshmoi kunata e të pandehurit Petrit Goga. E pabesueshme, por në mentalitetin e dëshmitares ishte rrënjosur fakti se gruaja është normale të rrihet nga burri. Një dëshmi, e cila ka habitur dhe gjyqtarin edhe pjesëtarët e tjerë në sallë. “Ju e dini zoti gjyqtar që të gjitha gratë në vendin tonë rrihen nga burrat. Kjo është normale. Burri edhe të rreh”, është shprehur dëshmitarja. Por kjo dëshmi ka tronditur gjyqtarin, i cili e ka pyetur dëshmitaren se kush janë arsyet që të rreh burri. “Po burri vjen i mërzitur në shtëpi apo i lodhur nga puna dhe kur nuk kënaqet të rreh. Kështu ka bërë edhe Petriti me gruan e tij. Ai e rrihte gruan natën vonë. Kthehej nga puna në shtëpi në disa raste i dehur. Mbyllte derën me shul dhe pastaj e rrihte gruan”, tha kunata e të pandehurit, emrin e së cilës nuk po e publikojmë me kërkesë të gjyqtarit. Pyetjet e trupës gjyqësore ishin të mëtejshme. Edhe një natë para se të gjendej e mbytur, Mimoza sipas dëshmitares është rrahur nga burri në orët e vona. Gjyqtari Bujar Krasniqi e pyeti dëshmitaren nëse edhe ajo rrihe nga burri. “Po ju e dini zoti gjyqtar. Është e kot ta them dy herë. Edhe unë jam rrahur nga burri im”. Kjo dëshmi ka rënduar pozicionin e të pandehurit Petrit Goga para gjykatës. Por pozitën e tij e ka rënduar edhe djali i madh i tij, i cili në hetimet paraprake është shprehur “babai e rrihte shpesh mamin”.
Vëllai nuk dëshmon
Gjyqtari Bujar Krasniqi për të vërtetuar dyshimet e ngritura nga familjarët e viktimës, kishte thirrur për të dëshmuar edhe vëllain e të pandehurit Petrit Goga. Ky i fundit hyn në sallën e gjyqit pas bashkëshortes, e cila kishte hedhur dyshime të forta dhe kishte treguar se Petriti ishte shkaktari që çoi gruan në vetëvrasje. Duke qenë në një pozicion tepër të vështirë dhe duke ditur kontradiktat që vëllai ka pasur me bashkëshorten dhe keqtrajtimet që ai i bënte çdo natë, dëshmitari preferoi të tërhiqet. I pyetur nga gjykata nëse kishte dëshirë të dëshmonte për ngjarjen e ndodhur në familjen e tij, ku vëllai gjeti të mbytur gruan në pus, dëshmitari preferoi të tërhiqej. “Unë dua të përfitojë nga ligji për të mos dëshmuar në seancë gjyqësore kundër vëllait tim”. Gjykata njohu të drejtën e dëshmitarit për të mos folur para gjykatës dhe në të njëjtën kohë i bëri të ditur faktin se nuk duhej të ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Fenomeni i dhunës në familje është përhapur shumë, madje në disa zona një gjë e tillë trajtohet normalisht. Gruaja bindet ndaj burrit, madje ajo është e detyruar të mbyllë edhe gojën kur ai ushtron dhunë. Në rastin e Mimoza Gogës, familjarët e saj kishin bërë disa herë kallëzime në polici për ushtrim dhune dhe këto raste tashmë janë në duart e gjykatës.