E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja xheloze rreh burrin, nis procedimi penal

Një grua nga Elbasani rreh të shoqin për motive xhelozie. Ngjarja groteske ka ndodhur rreth orës 23:00 të së hënës në një lokal në periferi të Elbasanit, te vendi i quajtur "Pishat e Shkumbinit". Sipas burimeve zyrtare të policisë, M.Qosja banuese në lagjen "Shënkoll" të këtij qyteti, për motive xhelozie ka goditur me mjete rrethanore të shoqin, Tomorr Pëllumbi. Inati i gruas duket se nuk është shuar me kaq. Pasi ka goditur 38-vjeçarin ajo ka thyer edhe xhamat e makinës së tij tip "Mercedez Benz" me targa EL0491 B. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale dhe ndaj 33-vjeçares ka nisur procedimi penal për akuzat e "plagosjes me dashje" dhe "shkatërrim i pronës private".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›