E përplas kamioni, plagoset rëndë këmbësori 67-vjeçar
Plagoset rëndë një 67-vjeçar, i cili është përplasur nga një makinë, teksa kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur dy net më parë, rreth orës 23:10, ku një mjet kamion ka përplasur Shpendi Jahjan. I dëmtuari është dërguar menjëherë për në qendrën spitalore "Nënë Tereza", ku ka marrë mjekimet e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka konstatuar se në orën 23.10, në Rrugën e Dibrës, Astrit Isaku, duke drejtuar mjetin kamion, me targa TR 2318 M, ka aksidentuar 67-vjeçarin, banues në Babrru. Për këtë ngjarje, policia tha se ndaj 23-vjeçarit Isaku ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.