E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna 77-vjeçare kërkon mbrojtjen nga policia: Djali më rreh

Një 77-vjeçare është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se është keqtrajtuar nga i biri. Policia i ka plotësuar të moshuarës urdhrin e mbrojtjes, ndërkohë që materialet janë referuar në gjykatë për ndjekje të mëtejshme. Burimet policore shpjeguan për këtë rast se ditën e djeshme u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Margarita P., 77 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse djali i saj Robert P., 51 vjeç, me arsim 12 klasë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. E moshuara ka treguar në polici gjithë ngjarjen, ndërkohë që gjykata do të vendosë se çfarë mase do të merret ndaj të birit dhunues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›