Gruevski: Mirëpresim çdo ofertë për ndërmjetësim
"Oferta e Tadiçit është e mirëseardhur. Ai nuk është as politikani i parë, e as i fundit që dëshiron të përfshihet dhe të ndihmojë për zgjidhjen e këtij problemi. Shumë deri tani kanë tentuar, e disa vetëm kanë dëshiruar të ndihmojnë. Secili që dëshiron të ndihmojë është i mirëseardhur të bëjë këtë", deklaroi Gruevski gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon në Izrael.
Kryeministri i Maqedonisë tha se nuk dëshiron thelbësisht ta analizojë porosinë e dërguar nga kolegu i tij grek Jorgos Papandreu, se Greqia dhe Maqedonia duhet të takohen në gjysmë të rrugës për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe se i mbetet Maqedonisë të ecë në atë rrugë.
"E dëgjova atë deklaratë para disa ditëve dhe nuk do ta komentoja. Kam përshtypjen se ndonjëherë pala greke thotë atë që dëshiron të dëgjojë Brukseli, ndërkohë bën atë që dëshirojnë qytetarët e saj", theksoi kryeministri Nikola Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.