E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë thirrje për ndihmë banorëve

Përmes një deklatare për shtyp, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, bën të ditur se po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të vendit, kryesisht në zonat e Shkodrës dhe Lezhës si pasojë e reshjeve te ditëve të fundit dhe rritjes së nivelit të hidrocentraleve.     "Duke parë situatën si dhe paralajmërimet e herëpashershme të qeverisë për banorët e këtyre zonave që të evakuohen, Dhoma ndihet e obliguar që të sensibilizojë gjithë biznesin e Tiranës dhe më gjerë, për të ndihmuar banorët e këtyre zonave", theksohet në deklaratën e kësaj Dhome. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj deklarate Dhoma u bën thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë për të lehtësuar pasojat e situatës së krijuar. Kërkesat dhe nevojat e banorëve të këtyre zonave janë nga më të ndryshmet dhe bizneset do të jenë të gatshme të afrojnë produktet e tyre për t'i ndihmuar ata. Duke iu referuar informacioneve nga ministritë e linjës, Dhoma e Tregtisë bën të ditur se, situata po menaxhohet hap pas hapi nga strukturat përkatëse, por Dhoma e ndien obligim jo vetëm moral që të bëjë këtë thirrje të hapur, se "më shumë se asnjëherë sot është nevoja që të jemi bashkë për ta përballuar një situatë të tillë".     Biznesi ka ditur ta bëjë mirë këtë gjë dhe jemi të bindur që dhe sot do të japim të gjithë ndihmën tonë që kjo situatë të përballohet me sukses, thuhet në deklaratë.   Reshjet e shumta të ditëve të fundit si dhe hapjave e portave të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin kanë përmbytur banesa dhe sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore në Qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës, në veri të vendit.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›