Këshilli i Sigurimit më 22 janar diskuton për Kosovën
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Zhang Yesui, vendi i të cilit është kryesues i radhës i KS-së.
Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua” citon Yesuin, i cili ka thënë se çështja e Kosovës mbetet një artikull i rëndësishëm në axhendën e Këshillit të Sigurimit, dhe se në seancën e 22 janarit do të shqyrtohet raporti i shefit të misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, dhe më pas do të vazhdojnë diskutimet.
Seanca e mëparshme e Këshillit të Sigurimit lidhur me Kosovën është mbajtur me 15 tetor, ku është diskutuar raporti i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban-ki Mun, në lidhje me gjendjen në Kosovë.