Bare kërkon nga Apeli lirimin nga burgu
Kërkesa është bërë nga avokati i Bares, Vladimir Meçe, i cili ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pak ditë pas rrëzimit të saj në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Apelit për këtë kërkesë pritet të shpallet sot pasdite. Aktualisht, Alfred Shkurti është nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, i akuzuar si drejtues i "Bandës së Lushnjes", mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda, të kryera vite më parë në Shqipëri. Ndaj tij rëndojnë akuzat për dhjetra vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, etj. Aldo Bare u ekstradua disa ditë më parë nga Turqia, ku u arrestua tre vite më parë, pas një urdhër- arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.