E Diel, 1 Nëntor 2026

FA ndihmojnë banorët në zonat e përmbytura

Ministria e Mbrojtjes njoftoi të mërkurën se "në zonën e operacionit janë angazhuar 192 forca dhe dhjetëra mjete, që shërbejnë për transport të njerëzve dhe mallrave, si dhe mjete të tjera që kanë punuar për përforcimin e argjinaturave dhe transportimin e inerteve".Brigada e Reagimit të Shpejtë është angazhuar gjatë ditës së sotme me 131 forca dhe 18 mjete. Në zonën e Dajçit janë kryer evakuime të banorëve të rrezikuar dhe materialeve të ndryshme, ndërsa në Samrisht kanë bërë bllokimin e argjinaturës së dëmtuar. Janë evakuar 20 banorë dhe 147 bagëti. Është ndërtuar 50 metër argjinaturë, janë mbushur 500 thasë me rërë, janë grumbulluar 50 m³ inerte dhe janë bllokuar 15 metër çarje pritash për rrjedhje uji. Ndërsa Komanda e Mbrojtjes Rajonale në Shkodër është angazhuar me 45 forca, 6 mjete dhe 5 varka, të cilët kanë riparuar gjatë ditës së sotme tre rrugë me materiale inerte, është bërë evakuimi i popullsisë nga lagja e sipërme Asajme në Shkodër, është punuar në argjinaturën Shisht, janë transportuar ndihma ushqimore për në fshatin Obot, janë evakuar 4 familje nga Dajçi dhe Shirqi.Ndërkohë janë vënë në gatishmëri ambiente banimi për 100 persona në Rranzë të Bushatit dhe deri tani janë strehuar 30 persona nga lagjja Pazari i Ri në Shkodër. Brigada e Mbrojtjes Rajonale ka vazhduar operacionin në Tale të Lezhës për riparimin e argjinaturës së dëmtuar, ku janë transportuar 652 m³ inerte, duke u angazhuar 16 forca dhe 10 mjete.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›