E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: “Ndërkombëtarët presionojnë Athinën e Shkupin për emrin”



Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski pas takimit me përfaqësuesit e partive të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” është shprehur se janë faktorët e jashtëm ata që bëjnë presion për procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë. “Ka presione nga faktorë të jashtëm si ndaj Maqedonisë ashtu edhe ndaj Greqisë që çështja e emrit të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që vendi të mund ë bëhet anëtare e barabartë e NATO-s dhe e BE-së, por për këtë nuk ka afate të caktuara kohore”- deklaroi kryeministri Gruevski. I pyetur për fazën në të cilën kanë arritur bisedimet për ndërtimin e një strategjie shtetërore lidhur me kontestin për emrin, Gruevski informoi se kreu i shtetit mban konsultime dhe takime, ndërkohë që pritet ndërmjetësi Metju Nimiç pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në Greqi. Lidhur me “pesëshen” e dhënë nga Brukseli për liberalizimin e vizave, Gruevski u shpreh se ky vendim është një vlerësim për mundimet dhe dëshmi se Maqedonia ka plotësuar të gjitha kushtet heqjen e vizave. “Raporti nga Brukseli, tregon se Qeveria me sukses e ka përfunduar punën. Informacioni i tillë vetëm na jep guxim që të vazhdojmë të punojmë në drejtim të përfundimit të tërësishëm të liberalizimit të vizave, t’i përkushtohemi reformave lidhur me raportin që Maqedonia duhet të marrë nga BE-ja në tetor dhe rekomandimin për marrejn e datës për fillimin e negociatave”,- deklaroi Gruevski.

Vujanoviç: “Prioritet me Kosovën minoritetet, jo ambasadorët”

“Ngritja e marrëdhënieve në një nivel më të lartë diplomatik mes Malit të Zi dhe Kosovës është rrjedhojë e shqetësimit për komunitetin kombëtar malazez në Kosovë”,- ka thënë presidenti malazez Filip Vujanoviç, i cili pret që autoritetet e Kosovës ta njohin pakicën malazeze. Sipas Vujanoviçit, në bazë të regjistrimit të vitit 1989, malazezët në Kosovë ishin të tretët menjëherë pas serbëve, ndërsa tani nuk kanë asnjë deputet në parlamentin e Kosovës. Vujanoviç gjithashtu tha se dëshiron të shohë në mënyrë konkrete dhe të qartë angazhimin e Kosovës që të sigurojë kthimin e 16 mijë refugjatëve të cilët ndodhen në Mal të Zi. “Kjo pritje është prioritet i Malit të Zi ndaj Kosovës, e jo këmbimi i ambasadorëve”,- tha kreu i shtetit malazez për gazetën “Blic”.

21 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›