E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Portugali, Vodafone Albania organizon një tjetër Fan Club



Tiranë - Nën ethet e përballjes së ardhshme për Eliminatoret e Botërorit 2010, Shqipëri - Portugali, të datës 6 Qershor, Vodafone Albania, Sponsor Zyrtar i Skuadrës Kombëtare të Futbollit organizon Fan Club. I hapur përpara pak kohësh, me ndeshjen Shqipëri - Hungari, me një skenë gjigante në një nga shëtitoret më popullore të kryeqytetit, tashmë Fan Club vjen edhe në telefonin e fansave të Kombëtares Shqiptare. Duke filluar nga data 21 Maj 2009, të gjithë abonentët me parapagesë, mund të bëhen anëtare të Fan Club duke dërguar një SMS në numrin 15 119. Ky mesazh, kushton vetëm 20 Lekë,dhe do ju bëjë menjëherë anëtarë të Fan Club-it duke ju dhënë edhe më shumë surpriza. Për çdo gol të shënuar nga Kombëtarja jonë në çdo ndeshje të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2010, të gjithë anëtarët e regjistruar të Fan Club do të përfitojnë automatikisht 100 Lekë dhuratë në llogarinë e tyre telefonike. Por surprizat nuk mbarojnë me kaq. Anëtarët e “Kombëtarja Fan Club” do të kenë mundësi të fitojnë një nga 3000 biletat dhe t-shirt që do të ofrohen në shorteun e përditshëm, duke nisur nga data 25 Maj deri në shorteun e fundit të datës 4 Qershor. Gjatë këtyre 11 ditëve do të përzgjidhen 270 fitues çdo ditë dhe 300 të tjerë ditën e fundit të shorteut.
Të gjithë përdoruesit të cilët do të jenë anëtarë të “Kombëtarja Fan Club” dhe që kanë kryer një rimbushje prej 1000 lekë në 24 orët e fundit të çdo dite të shorteut, do të jenë automatikisht pjesë e këtij shorteu. Duke kryer më shumë se një rimbushje, anëtaret do të kenë mundësi te rrisin shanset e tyre për te fituar. Anëtarët e përzgjedhur mund te fitojnë vetëm një herë në këtë shorte duke i dhënë kështu mundësi sa me shumë fansave të kombëtares për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri – Portugali. Fituesit e shorteut do të njoftohen menjëherë përmes një SMS se ku mund të tërheqin biletën dhe bluzën e tyre. Vodafone Albania është Sponsor Zyrtar i Skuadrës Kombëtare të Futbollit prej dy vitesh. Për ti sjelle edhe me pranë tifozët kuq e zi me skuadrën e tyre të zemrës, tani të gjithë mund të bëhen “pjesë” e kombëtares, duke shijuar live emocionet aq të dëshiruara të fitores.

21 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›