Gruevski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski deklaroi sot se qeveria nuk po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
"Jo qeveria nuk po përgatitet për zgjedhje të parakohshme", deklaroi Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, se a po përgatitet qeveria për zgjedhje parlamentare.
Gruevski tha se qeveria të cilën ai drejton po përpiqet të gjejë një zgjidhje për çështjen e emrit kushtetues, problem i cili po pengon integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
"Mundohemi të kemi një dialog më të ndershëm me qëllim të arrihet deri te një zgjidhje. Të gjendet një rrugëdalje nga kjo situatë. Ky është qëllimi ynë për takimet e ardhshme për të cilat do të doja të jenë më të ndershme, me qëllim që të arrihet zgjidhje për problemin", theksoi Gruevski.