Integrimi i veriut,Haradinaj skeptik ndaj strategjisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur skeptik lidhur me planin e qeverisë dhe ICO-së për integrimin e veriut të vendit.
Sipas tij, është e kotë të kesh një plan në letër, kur nuk je i aftë ta zbatosh atë në realitet, në veçanti në veri të Kosovës, ku prania e ligjit është thelbësore.
"Zbatimi është me rëndësi. Një plan, sado i mirë të jetë në letër, pa një fuqi ekzekutive mund të ketë vështirësitë e veta në zbatim. Pra, ne jemi skeptikë në aspektet e zbatimit të kësaj strategjie", ka pohuar Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka përjashtuar opsionin e ushtrimit të dhunës në veri të Kosovës, por ka nënvizuar se zbatimi i ligjit në këtë zonë është i domosdoshëm.