Te Riedi pendohen: Bëmë gabim që shitëm Salihin
AUSTRI- Skuadra austriake Ried po e ndien jo pak mungesën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi. Trajneri i kësaj skuadre, Paul Gludovatz, është bërë pishman që e ka shitur shkodranin te Rapidi në muajt e verës, për më tepër që ende nuk ka gjetur një zëvendësues të mirë për të. Riedi është futur në krizë, pasi në 12 ndeshjet e fundit sulmuesit e tij kanë shënuar vetëm nëntë gola.
“Pas largimit të Salihit na është dashur të përshtatemi dhe këtë kemi shpresuar ta arrijmë të paktën deri në dimër, por kjo gjë që nuk po ndodh as tani, - është shprehur Gludovatz për gazetën “Nachrichten”. - Ne kemi vendosur për ta liruar shqiptarin pas ofertës së mirë nga Rapidi dhe tani duhet të vuajmë pasojat e kësaj”, shtoi ai.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)