E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e të riut në Kukës, burg pa afat autorit

KUKëS- Jepet masa e arrestit me burg për adoleshentin autor të vrasjes së djeshme në Kukës, ku një 17 -vjecar humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pas sherrit mes të rinjve gjatë një ndeshje futbolli. Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masën burg pa afat për të riun me iniciale B.Gj, ndërsa mësohet se dënimi për veprën penale të kryer ndaj tij mund të shkojë deri në 20 vjet burg.

Autori i ngajrjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në Kukës, do të dërgohet në burgun e minorenëve në Shkodër, ku do të presë dhe vendimin e gjykimit të tij. Gjithcka nisi si një zënkë e rastit mes dy grupe të rinjsh por ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e tre të tjerëve.

17-vjecari Erlind Haxhiu u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij B.Gj duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas banorëve të zonës, zënka ka nisur disa ditë më parë ndërsa grupet konfrontohehin shpesh mes tyre. Banorët shtojnë se vrasja mund të ishte evituar nëse policia e Kukësit do të kishte ndërhyrë në kohë për parandalimin e ngjarjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›