E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e tokës, 10 për qind në vit



Tokat në përdorim do të taksohen 10 për qind në vit, sipas vlerës së tregut për çdo metër katrorë. Pra sipërfaqja e tokës, që është dhënë në përdorim nga shteti, do të shumëzohet me vlerën e çmimit të çdo metri katrorë dhe nga shuma që del, 10 për qind do t’i kalojnë shtetit në formë tatimi. Gazeta zbulon ligjin e diskutuar në Qeveri “për renten mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror”. Ligji, që botohet i plotë, prek ndërmarrjet që janë privatizuar pa truallin dhe truallin e dhënë në përdorim nga Qeveria, apo me qera. Pjesë e ligjit janë edhe ndërtesat e privatizuara, apo banesat, të cilët kanë blerë vetëm godinën dhe jo truallin. Ligji, parashikon se pronarët që kanë në përdorim tokën kanë të drejtën e privatizimit brenda 12 muajve, që nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit. “Ky ligj, nuk e shtrin veprimin e vet mbi trojet turistike, mbi objektet dhe trojet e pranuara në proces legalizimi apo mbi trojet shtetërore, të dhëna me qellim investimin mbi to, të cilat rregullohen nga ligje të tjera.” Të gjitha ata që kanë truall në përdorim, do të detyrohen që të paguajnë rentën në nivelin 10 për qind. “Renta mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror, është detyrim vjetor. Niveli i rentës mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror është 10% e vlerës së truallit shtetëror në përdorim. Për llogaritjen e vlerës së truallit, në vite të ndryshme, do të shërbejë harta përkatëse e vlerës së trojeve, e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me dispozitat e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës.” Pagesa e rentës bëhet brenda 15 shkurtit të vitit tjetër. 20 për qind e vlerës, shkon për bashkinë apo komunën ku është vendosur prona në përdorim dhe 80 për qind për buxhetin e shtetit. Por duket se shteti nuk ka si synim të mbledhë rentën, por të privatizojë tokën e dhënë në përdorim. Me një normë taksimi prej 10 për qind, një individ apo një biznes ka më shumë leverdi ta privatizojë truallin. (për 10 vite me 10 për qind në vit, toka paguhet vetëm nga taksimi). Për këtë arsye, në ligj është parashikuar edhe privatizimi. “Individët apo Shoqëritë tregtare, që preken nga fusha e zbatimit të këtij ligji, kanë të drejtën e privatizimit nëpërmjet blerjes së truallit shtetëror, nën ndërtesën e privatizuar, të blere apo të ndërtuar prej tyre”. Në kushtet e privatizimit kthehen edhe një herë letrat me vlerë. “Nëse kërkesa për pagese të menjëhershme të vlerës së truallit i cili kërkohet të privatizohet, bëhet me shkrim brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji,dhe kjo pagesë realizohet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli, individët përfitojnë një ulje prej 20 % e vlerës dhe 20 % e vlerës se mbetur mund të paguhet me bono privatizimi. Nëse kërkesa për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit, i cili kërkohet të privatizohet, bëhet me shkrim pas gjashte muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, por brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit dhe kjo pagesë realizohet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli, individët përfitojnë një ulje prej 20 % të vlerës.”

ligji “Për rentën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror”

Neni 1
Objekti i Ligjit
1. Objekt i ketij ligji, eshte rregullimi dhe sigurimi i mbledhjes se te ardhurave nepermjet vendosjes se rentes mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror ne perdorim te individeve, qe kane perfituar nga procesi i privatizimit te ndertimeve mbi truallin shteteror, sipas parashikimeve te nenit 2 te ketij ligji si dhe ne perdorim te subjekteve te tjera te parashikuara me ligj te veçante.
Neni 2
Fusha e zbatimit te Ligjit
1. Ky ligj, zbatohet mbi:
a) trojet e paprivatizuara, te ndertesave te privatizuara nga shtetasit me ligjin nr. 7512 date 10.08.1991 Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire, te veprimtarie private te pavarur dhe privatizimit” (i shfuqizuar), sipas gentplaneve ne momentin e privatizimit te ndertesave;
b) trojet e paprivatizuara te ndertesave te shitura nga nderrmarrjet shteterore, perpara hyrjes ne fuqi te ligjit nr. 7512 date 10.08.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire, te veprimtarie private te pavarur dhe privatizimit” (i shfuqizuar), sipas gentplaneve ne momentin e shitjes se ndertesave;
c) trojet e paprivatizuara mbi te cilat jane ndertuar ndertesa, mbi bazen e lejeve te ndertimit te leshuara nga Komitetet Pluraliste te Keshillave ne periudhen e funksionimit te tyre, sipas gentplaneve ne kohen e leshimit te lejes se ndertimit.
d) trojet ne perdorim te personave juridikë tregtarë, ne perputhje me parashikimet e vendosura nga ligji i veçante.
2. Ky ligj, nuk e shtrin veprimin e vet mbi trojet turistike, mbi objektet dhe trojet e pranuara ne proces legalizimi apo mbi trojet shteterore, te dhena me qellim investimin mbi to e te cilat rregullohen nga ligje te tjera.
KREU II
Zbatimi i ligjit dhe e drejta per privatizim per truallin ne perdorim
Neni 3
Subjektet qe i nenshtrohen rentes
mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror
1. Detyrimin per pagesen e rentes mbi te drejten e perdorimit te tuallit shteteror e e kane:
a) individet qe kane ne perdorim trojet e paprivatizuara te ndertesave te pershkruara ne shkronjat a) b) dhe c) te paragrafit te pare te nenit 2 te ketij ligji;
b) personat juridike tregtare dhe ndermarrjet shteterore, sipas parashikimit te ligjit te veçante;
c) personat juridike tregtare, qe pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, me nje akt juridik te vlefshem, perfitojne te drejten e perdorimit te trojeve shteterore.
Neni 4
Taksa mbi te drejten te perdorimit te truallit shteteror
1. Renta mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror, eshte detyrim vjetor.
2. Niveli i rentes mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror eshte 10% e vleres se truallit shteteror ne perdorim.
Neni 5
Llogaritja e vleres se truallit ne perdorim
1. Per llogaritjen e vleres se truallit, ne vite te ndryshme, do te sherbeje harta perkatese e vleres se trojeve, e miratuar me Vendim te Keshillit te Ministrave, ne perputhje me dispozitat e ligjit per kthimin dhe kompensimin e prones.
Neni 6
Detyrimi per pagesen e rentes dhe pagesa e rentes
1. Per vjeljen e takses mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror, ngarkohen drejtorite rajonale tatimore.
2. Detyrimi per t’u paguar, llogaritet duke shumezuar nivelin e takses me vleren e truallit shteteror ne perdorim.
3. Detyrimi per pagesen e kesaj takse, ne rast te privatizimit nepermjet blerjes se truallit ne perdorim llogaritet proporcionalisht, vetem per periudhen e vitit gjate te ciles eshte ushtruar e drejta e perdorimit te truallit shteteror.
Neni 7
Mbledhja e rentes
mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror
1. Brenda dates 15 shkurt te vitit pasardhes, subjektet qe i nenshtrohen rentes mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror, dorezojne ne drejtorite rajonale ku jane te rregjistruar apo ne territorin e te cilave banojne, formularin e deklarimit te takses mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror.
2. Formulari i deklarimit miratohet me urdher te Ministrit te Financave.
3. Renta mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror, paguhet ne banke, per llogari te organeve tatimore.
Neni 8
Detyrimi per raportimin e truallit ne perdorim
prane administrates tatimore qendrore
1. Detyrimin per raportimin e truallit ne perdorim e kane:
a) individet, qe kane ne perdorim, trojet e paprivatizuara te ndertesave te pershkruara ne shkronjat a) b) dhe c) te paragrafit te pare te nenit 2 te ketij ligji;
b) personat juridike tregtare si dhe ndermarrjet shteterore, te cilat ne diten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, kane ne perdorim truall shteteror, pavaresisht nga lloji i kontrates apo marrveshjes mbi bazen e te ciles i gezojne te drejtat e perdorimit.
2. Subjektet qe kane detyrimin per raportim te truallit ne perdorim sipas paragrafit te pare te ketij neni, brenda nje muaji nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, raportojne ne drejtorite rajonale tatimore, te dhenat per truallin ne perdorim, siperfaqen, vendndodhjen si dhe aktin mbi bazen e te cilet e gezojne te drejten e perdorimit te truallit shteteror.
3. Administrata tatimore qendrore, per te saktesuar rastet qe perfshihen ne fushen e zbatimit te ketij ligji, mund te kerkoje informacione shtese ne lidhje me truallin, apo te dhena te tjera qe i nevojiten.
Neni 9
E drejta e privatizimit te truallit ne perdorim
per individet
1. Individet qe preken nga fusha e zbatimit te ketij ligji, kane te te drejten e privatizimit nepermjet blerjes se truallit shteteror, nen ndertesen e privatizuar, te blere apo te ndertuar prej tyre.
2. Kontrata e privatizimit nepermjet blerjes, nenshkruhet nga Drejtori i Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike dhe individit qe ka qene perdorues i truallit.
3. Kopje e kontrates i dergohet per dijeni Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve si dhe Zyres Qendrore te Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.
Neni 10
E drejta e blerjes se truallit ne përdorim per personat juridikë, shoqeri tregtare
1. Shoqerite tregtare, kane te drejte te ushtrojne te drejten e blerjes se truallit, apo pjese te truallit, sipas parashikimeve te bera nga ligji i veçante;
2. Kushtet dhe masa e perfitimit nga e drejta e privatizimit te truallit shteteror apo pjese te tij, ne perdorim te personit juridik tregtar, behet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
Neni 11
Marrveshja e pageses me keste
1. Nese subjekti qe kerkon te privatizoje truallin shteteror, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, ndodhet perpara pamundesise per te paguar menjehere, mund te kerkoje lidhjen e nje marreveshjeje per pagese me keste.
2. Kerkesa behet me shkrim dhe depozitohet prane Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike. Ne kerkese duhet te shprehet vullneti per blerjen e trualli te ofruar per shitje si dhe vertetimin qe ka paguar rregullisht renten mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror.
3. Marrveshja e pageses me keste lidhet me Drejtorin e Drejtorie se Administrimit dhe shitjes se prones publike prane Ministrise se Financave.
Neni 12
Afati maksimal i lidhjes se marrveshjes se pageses me keste
1. Ne cdo rast marrveshja e pageses me keste nuk mund te jete me e gjate se 12 muaj.
2. Ne rast te mosrespektimit te aftit te pageses edhe te nje kesti te vetem, marrveshja zgjidhet, dhe shumat e paguara deri ne ate moment shkojne per llogari te shlyerjes se rentes se te te drejtes se perdorimit te truallit shteteror. Per kete qellim, behet transferta perkatese ne llogarine e administrates tatimore.
Neni 13
Pagesa e rentes gjate marrveshjes se pageses me keste
1. Ekzekutimi i marrveshjes se pageses me keste, nuk pezullon pagesen e plote te rentes vjetore mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror.
Neni 14
Perfundimi i detyrimit per pagesen e qirase
1. Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, individet qe i nenshtrohen pagimit te rentes mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror, nuk kane me detyrimin per te paguar qira per truallin ne perdorim.
Neni 15
Falja e qirave te papaguara
1. Ne rastet kur individet, qe perfshihen ne subjektet qe i nenshtrohen detyrimit per pagesen e rentes mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror, brenda dymbedhjete muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji:
a) depozitojne kerkesen per privatizim dhe pagese te menjehershme te vleres se truallit apo
b) nenshkruajne marrveshje per pagesen me keste,
qirate e papaguara perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji, falen.
2. Heqja dore nga kerkesa per pagese te menjehershme apo nga marrveshja e pageses me keste si dhe mosrespektimi i afatit te pageses qofte edhe te nje kesti te vetem ne rastin e marrveshjes se pageses me keste, rikthen detyrimin per pagesen e qirave te papaguara.
Neni 16
Te ardhurat
1. Te ardhurat e mbledhura nga procesi i privatizimit apo shitjes se truallit shteteror, te kryer ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, kalojne 20% ne buxhetin e pushtetit lokal, sipas juridiksionit te vendodhjes se truallit dhe 80% ne buxhetin e shtetit.
Neni 17
Sanksione
1. Mosdorezimi ne kohe i formularit te deklarimit te rentes, mospagesa ne kohe e detyrimin per renten mbi te drejten e perdorimit te truallit shteteror apo plotesimi ne menyre te pasakte i formularit te deklarimit, perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe ne perputhje me ligjin nr. 9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.
2. Administratoret e personave juridike tregtare si dhe drejtuesit e ndermarrjeve shteterore, qe sipas nenit 8 te ketij ligji, kane detyrimin per raportim te truallit ne perdorim, dhe nuk dorezojne raportin perkates prane administrates tatimore, brenda nje muaji nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, denohen me gjobe administrative ne masen e nje page mujore. Organi administrativ qe nxjerr vendimin per kundervajtjen administrative ne kete rast eshte Ministri i linjes nga i cili varet personi juridik tregtar apo nderrmarrja shteterore.
3. Administratoret e personave juridike tregtare si dhe drejtuesit e ndermarrjeve shteterore te cilet nuk i japin menjehere apo refuzojne t’i japin administrates tatimore qendrore, informacionet shtese te kerkuara prej saj, denohen me gjobe administrative ne masen e nje page mujore. Organi administrativ qe nxjerr vendimin per kundervajtjen administrative ne kete rast eshte Ministri i linjes nga i cili varet personi juridik tregtar apo nderrmarrja shteterore.
KREU III
Dispozita tranzitore dhe te fundit
Neni 18
Lehtesirat per pagese te menjehershme te vleres se truallit
1. Individet, qe perfitojne nga e drejta e privatizimit te truallit shteteror sipas parashikimeve te ketij ligji, mund te kerkojne prane Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave, shlyerjen e menjehershme te pageses se truallit. Shprehja e vullnetit per te privatizuar truallin dhe per te shlyer menjehere pagesen per te fituar te drejten e pronesise mbi truallin, behet me kerkese drejtuar Drejtorise se Administrimit she Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave.
2. Nese kerkesa per pagese te menjehershme te vleres se truallit i cili kerkohet te privatizohet, behet me shkrim brenda gjashte muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji,dhe kjo pagese realizohet brenda 30 diteve nga data e pajisjes me autorizim per kalim pronesie trualli, individet perfitojne nje ulje prej 20 % e vleres dhe 20 % e vleres se mbetur mund te paguhet me bono privatizimi.
3. Nese kerkesa per pagese te menjehershme te vleres se truallit, i cili kerkohet te privatizohet, behet me shkrim pas gjashte muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji por brenda nje viti nga hyrja ne fuqi e ligjit dhe kjo pagese realizohet brenda 30 diteve nga data e pajisjes me autorizim per kalim pronesie trualli, individet perfitojne nje ulje prej 20 % e vleres.
Neni 19
Pezullimi i detyrimit per pagese te menjehershme
1. Ne momentin e berjes se kerkeses per pagese te menjehershme te vleres se truallit sipas dispozitave te nenit 18 te ketij ligji, pezullohet detyrimi per pagesen e rentes vjetore mbi te drejten e perdorimit te truallit.
2. Pezullimi i detyrimit, hiqet ne rastin kur individi heq dore nga kerkesa e tij per blerjen dhe pagesen e menjehershme te truallit, apo kur nuk paguan menjehere detyrimin ne diten e caktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike.
3. Ne rastet e heqjes se pezullimit te detyrimit, llogaritja e rentes behet sikur pezullimi te mos ishte vendosur asnjehere.
4. Urdheri i pezullimit te detyrimit per pagesen e rentes si dhe urdheri per heqjen e pezullimit, behet nga Ministri i Financave.
Neni 20
Dispozita tranzitore
1. Deklarata per pagesen e rentes per te drejten e perdorimit te truallit shteteror, per vitin ne vazhdim ne diten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, behet brenda tre muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji.
2. Ne vitin ne vazhdim ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, renta llogaritet proporcionalisht vetem per periudhen e vitit te mbetur nga hyrja ne fuqi e ligjit.
Neni 21
Kompetenca ne nxjerrjen e akteve nenligjore
1. Ngarkohet Ministri i Financave qe brenda tre muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, te miratoje aktet nenligjore te parashikuara ne kete ligj.
2. Ministri i Financave mund, te miratoje udhezim te pergjithshem per zbatimin e ketij ligji.
Neni 22
Hyrja ne Fuqi
Ky ligj hyn ne fuqi 15 pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›