E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, shkëndijë elektrike, digjet shtëpia

GRAMSH- Digjet në mbrëmje një shtëpi banimi në fshatin Mukaj të Gramshit, si shkak i një shkëndije elektrike në telat që kalonin mbi mullarët e barit pranë banesës.

Ndërkohë edhe pse janë lajmëruar në kohë zjarrëfikësit e kanë patur të pamundur të hyjnë në zonën ku ndodhi ngjarja, si shkak i mungesës së infrastrukturës në këtë zonë.

Banorët e fshatit janë përpjekur vetë të shuajnë flakët që përfshinë 8 mullarë me bar e më pas shtëpinë e familjes Meta, por gjithcka ka rezultuar e pamundur. Famirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz, vetem dëme materiale, dhe shkatërrimi i të gjithë banesës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›