E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Presim propozim më të mirë për emrin

Ndërmjetësuesit Metju Nimiç, tashmë i është bërë e ditur qartë se në cilat drejtime mund të mendohet për çështjen e emrit.

Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, lidhur me spekulimet e mediumeve greke se në takimin e ardhshëm ndërmjetësuesi ndërkombëtar do të propozoj emrin “Republika e Re Demokratike e Maqedonisë”.

“Përderisa Nimiç jep propozim të ngjashme me atë, do të kaloj siç kaloi edhe herën e fundit”, tha Gruevski, i cili la të kuptohet se nuk do të pranoj propozimin e lartpërmendur.

Ai shpreson se Nimiç do të propozoj emër më të mirë se herën e kaluar. (INA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›