E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria nis zyrtarisht marshimin olimpik

Mundësi shqiptar Sahit Prizreni ka parakaluar krenar mes 204 flamurmbjatësve nga e gjithë bota

Ekipi Olimpik Shqiptar ka nisur zyrtarisht marshimin drejt Lojërave Olimpike "Pekin 2008", që është një nga sfidat më të vështira të këtij 4 vjeçari për sportistët tanë. Në Olimpiadën e Pekinit, ekipi ynë edhe pse më i vogli në numër, 11 (krahasuar me vendet e tjera Europiane), është më i madhi, që ka përfaqësuar ndonjëherë Shqipërinë në Lojërat Olimpike. Në parakalimin e ceremonisë së hapjes, ekipi i veshur kuqezi ka parakaluar i 105-i sipas renditjes në alfabetin kinez, i udhëhqeur nga flamurmbajtësi ynë në Pekin, sportisti i mundjes së lirë Sahit Prizreni. "Ishte krenari në rradhë të parë dhe emocion shumë i madh të ecje në atë ceremoni madhështore me flaurin tënd në dorë,"- shprehet Prizreni, sportisti i renditur i 3-ti në botë në sitlin e tij. Ndërkohë, ekipi u përshëndet nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i ndodhej në tribunën VIP me bashkëshorten e tij. Ky moment u fokusua dhe nga mediat e huaja.

Ndryshohet kostumi në parakalim

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Shqipëria duhej të parakalonte me kostumin zyrtar (kostume bezhë dhe kollare të kuqe). Por në momentin që është thirrur Shqipëria, ekipi u shfaq me uniformën sportive kuqezi. Fakti që ceremonia do të zgjaste 3.30 dhe që pjesëmrrësit do të prisnin 6 orë, ka detyruar stafin organizator të ekipit tonë që sportistët të jenë sa më sportivë me veshjet e tyre. Kështu, Shqipëria u shfaq në parakalimin zyrtar të 204 vendeve pjesëmrrëse me uniformën sportive kuqezi.

Lindita Kodra, e para në konkurim

E para sportiste shqiptare që do të hapë siparin e Lojërave Olimpike është qitësja Lindita Kodra. Kampionia e Europës në 25 metra me pistoletë sportive, sot do të marrë pjesë në garën kualifikuese të 10-metrave me pistoletë ajri. Nëse Kodra arrin të kualifikohet në këtë garë, ajo zhvillon garën tjetër të po kësaj disipline, më 10 gusht. Në garën kualifikuese që zhvillohet sot në orën 14.00 me orën e Pekinit (8.00 me orën tonë) marrin pjesë 44 qitëse nga vende të ndryshme të botës. Lindita Kodra duhet të kapërcejë këtë raund për të kaluar në raundin kualifikues të Lojërave Olimpike. Në fakt, qitësja shqiptare nuk ka pretendime të mëdha tek gara e armës së ajrit. Kjo disiplinë sportive ka nisur të praktikohet në vendin tonë vetëm 3 4 vitet e fundit. Për më tepër që Kodra gjatë qendrimit të saj në Pekin ka patur probleme me armën e ajrit. Gjatë udhëtimit për në Pekin, asaj iu dëmtua arma e ajrit dhe vetëm 4 ditë më parë u bë e mundur që arma të kthehej në gjendjen e mëparshme. Gjithsesi, Lindita Kodra pretendimet e saj i ka në garën e qitjes me pistoletë sportive, e cila zhvillohet më 12 13 gusht. Konkurrenca në këtë disiplinë është e fortë për Kodrën, teksa i duhet të përballet me kampionen e botës, kinezen Chen Ying dhe vendin e 4 t në botë Guo Ëeniun. Gjithashtu, pretendente në disiplinën e 25 m pistoletë sportive është dhe australiania Lalita Yauhleuskaya, e cila pretendon medaljen e artë të parë në Lojërat Olimpike, pas asaj të bronztë në "Sidnei 2000". Por të njëjtin pretendim ka dhe serbia Jasna Sakaric.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›