Gruevski: Reagimi i ndërkombëtarëve nuk ka të bëjë me mua
SHKUP- “Reagimi i BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së, para së gjithash, ka të bëjë me individë të cilët i bëjnë obstruksion Marrëveshjes së Ohrit. Kjo Qeveri tërësishtë është e përkushtuar në implementimin e MO-së dhe ky përkushtim do të vazhdojë”, deklaroi sot kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Ai tha, "se qeveria të cilën e drejton ai, po punon me të gjitha forcat që t’i përmirësojë punët në të gjitha sferat në shtetit tonë".
“Bëjmë gjithcka është në fuqinë tonë që të realizohet programi i qeverisë dhe pjesët të cilët kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike, realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, luftës kundët krimit të organizuar, korrupsionit, zhvillimit të ekonomisë, arsimit si dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, deklaroi Gruevski.
Nga ana tjetër, partitë shqiptare të opozitës, si dhe OJQ-të, shprehen tejet të pakënaqura me qeverisjen aktuale nën drejtimin e kryeministrit Nikolla Greuvski.
Vërejtjet më të shumta të cilat i drejtohen kualicionit qeverisës, kanë të bëjnë me enciklopedinë maqedonase, projektin "Shkupi 014", diskriminimin e shqiptarëve në arsim dhe punësim, mos zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, izolimin e vendit, tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe fetare etj.
(m.a/ina/BalkanWeb)