E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sulmohet zyra e nënsekretarit të mjedisit

ATHINë- Sulmohet zyra e nënsekretarit të mjedisit në Athinë, Thanos Moraitis . Një grup personash të maskuar dhe të pajisur me sende të rënda, sulmuan sot zyrën e Thanos Moraitis, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Nga sulmi mbeti i plagosur edhe një nëpunës i cili tentoi t'i kundërvihej keqbërësve. Mediat greke njoftuan se keqbërësit u larguan para mbërritjes së policisë.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›