Gruevski: Struga është maqedonase
“Nuk do të pranojmë ndryshimin e emrit kushtetues zgjidhje për emrin pa referendum. Struga nuk harron ngjarjet e vitit 2004, kur bashkërisht luftuam dhe demonstruam kundër Branko Cërvenkovskit që e shiti Strugën për një kolltuk të falsifikuar” theksoi Nikola Gruevski, lider i VMRO-DPMNE-së në fillim të fjalës së tij në tubimin qendror në Strugë.
Ai për këtë u duartrokit nga të pranishmit, që brohoritnin në kor “Struga është maqedonase” dhe Nikola Gruevski ua konfirmoi me fjalët: “Po çka mund të jetë tjetër, pos maqedonase!”.
“Njerëzit që kanë krijuar varfëri, papunësi dhe kriminalitet, tani premtojnë se do ti zgjidhin këto probleme. Derisa ishin në pushtet treguan se nuk janë ata njerëz që plotësojnë atë që premtojnë. Kudo që kanë shkuar jashtë vendit, ata kanë bërë propagandë kundër Maqedonisë. Prandaj do të përjetojnë humbje katastrofale”shtoi Gruevski.
Duke folur për emrin e Maqedonisë, Nikola Grujevski shtoi:”Për dallim nga Branko Cërvenkovski, i cili disa herë e ndryshoi qëndrimin për emrin, VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të RM-së e as propozimet që mund të rrezikojnë identitetin nacional maqedonas”, tha Gruevski.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, bartësi i listës së koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, Antonio Miloshovski, tha: “ Këtu në Strugë dhe në mbarë Maqedoninë, më 5 qershor, LSDM-ja do të përjetojë humbje katastrofave”.