E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tornadot bëjnë kërdi në SHBA

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 12:22

Stuhi të forta që përfshinë Amerikën Qendrore kanë shkatërruar hapësira të konsiderueshme. Probleme të mëdha janë regjistruar edhe në Dallas dhe në disa qarqe në veri të Texasit.

Joplin, qyteti më i goditur nga tornadot, në Missouri, ka shënuar edhe numrin më të madh të viktimave deri tani.

Të paktën 124 persona kanë humbur jetën të dielën në këtë qytet, ndërsa Joplin u godit dje sërish nga një tornado, por që kishte një intensitet më të vogël.

Pamje e sjella nga mediat tregojnë se çfarë dëmi kolosal është shkaktuar në këto zona.

Tornadot kanë shkaktuar shembje të godinave të shumta, ndërsa sipas autoriteteve besohet se nën rrënojat e shtëpive apo banesave, mund të ketë edhe viktima të tjera.

Sipas ekipeve të shpëtimit, është shkatërruar një e treta e Joplinit, qytet ky me 50 mijë banorë.

Rreth 2000 ndërtesa janë rrafshuar në këtë rajon. Në fund të prillit, në jug të SHBA-së, nga një seri tornadosh humbën jetën më shumë se 300 persona.

Fotot tronditëse të zbulojë për herë të parë shkallën e vërtetë të dëmit të shkaktuar.
“Kjo është një situatë shumë serioze,” tha Russell Schneider, drejtor i një qendra studimore për parashikimin e stuhive.

Rreth 1.500 persona janë ende të pagjetur.

Kjo shifër ka shtuar frikën se numri i personave që mund të ketë humbur jetën është më i madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›