Basha e Ruli në Fier: Të merren masa për të prekurit nga përmbytjet
FIER- Ministrat Lulëzim Basha dhe Genc Ruli si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë kanë zhvilluar një takim urgjent me drejtues të pushtetit vendor të Fierit. Qëllimi i takimit ishte verifikimi i situatës pas përmbytjeve të shkaktuara nga dalja nga shtrati i lumit Vjosë. Ministrat kërkuan që të merren masa për të gjithë banorët që janë prekur nga përmbytjet, vecanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Ata e cilësun situatën si tepër kritike dhe që kërkohen ndërhyrje të menjëhershme. Në diskutime e sipër, ministrat thanë se është tepër i domosdoshëm verifikimi i dëmeve të shkaktuara dhe marrja e masave për të shmangur raste të tjera të përmbytjeve. Në lidhje me këtë, diskutimet u përqëndruan dhe në investimet në infrastrukturë. (e.n/BalkanWeb)