Skampa, vihet në skenë “Një lidhje pa zgjidhje”
ELBASAN- Vihet në skenën e teatrit Skampa komedia ‘Një lidhje pa zgjidhje’, me regji të Haxhi Ramës. Përmes humorit përcillet shqetësimi i prindërve, kur fëmijët largohen jashtë vendit dhe janë të detyruar ti zgjidhin vetë problemet e tyre.Interpretimi mjeshtëror i aktorëve Veronika Papa, Muharrem Hoxha, Antoneta Doka, Roland Saro dhe Dhimitër Topuzi e kanë bërë edhe më të mirëpritur shfaqjen e komedisë 'Një lidhje një zgjidhje’.Ndërsa në radhët e publikut nuk mungonin artëdashës të të gjitha moshave.Për regjizorin kjo është komedia e dytë e vënë në skenën e teatrit "Skampa, ndërkohë e pranishme për të ndjekur shfaqjen e babait të saj ishte dhe vetë kryeprokurorja Ina Rama.(m.a/News24/BalkanWeb)