Qeveria, mbështetje financiare për fermerët në zonat e varfra të vendit
Autori i Lajmit: red.
Shefi i ekzekutivit Berisha kërkoi në mbledhjen e rradhës rë qeverisë ndërmarrjen e një sërë masave nga Ministria e Bujqësisë, të cilat do të ndihmojnë në strategjinë e luftës kundër varfërisë. Duke u ndalur kryesisht në rrethet që nisin nga Tepelena deri në Tropojë dhe që përbëjnë rreth dy të tretat e territorit të vendit, Kryeministri evidentoi se varfëria është e madhe dhe për këtë arsye duhet vepruar me shpejtësi. Kryeministri kërkoi kritere të reja dhe një qeverisje tërësisht të re për këto zona, për të përmirësuar me forma nga më të ndryshmet jetesën e banorëve. “nga Tepelena deri në Tropoje, të periferisë kryesisht, si territor përbëjnë pothuajse dy të tretat e Shqipërisë, ndërsa si popullatë jo. Problemi është që në këto rrethe varfëria është e madhe. Janë rrethe të vogla me varfëri të madhe. Në këto rrethe do të ketë një diskriminim pozitiv. Kërkoj kritere të reja dhe qeverisje tërësisht të re ndaj tyre, në mënyrë që ai që do dhe shihet e arsyeshme që ka mundësi të organizojë jetën e tij aty, t i japim mbështetjen e plotë, duke e financuar me grante çdo rrënjë që do të mbjellin, t i japë mbështetjen e plotë duke ndërtuar sistemin vaditës, aty ku është e nevojshme, t i japim mbështetjen e plotë duke nxitur traditën e krijuar të tyre. Duhet të dalin nga varfëria me punën, mundin dhe mbështetjen tonë. Do të ishte shumë e dëmshme për ata dhe për vendin që ata të shtoheshin në ushtrinë e të papunëve në një kohë kur në truallin e tyre, në tokën e tyre mund të ndërtojnë jetën me dinjitet dhe të dalin nga varfëria”, nënvizoi Kryeministri.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009