Ristani: Nëse ka rinumërim votash, rezultati për vitin e ri
Autori i Lajmit: red.
Ankimimet në Kolegjin Zgjedhor të bëra nga subjektet politike po vonojnë nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Por nëse këto animime pasohen nga vendime për rinumërim votash rezultati nuk mund të dalë më shpejt se para vitit të ri. Ky pohim është bërë nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani. “Në rast se do të kemi një skenar, le të themi do të duhet të rinumërojmë 4 qarqe, do ju garantoja që për mua do të jetë shkatërrim i zgjedhjeve dhe do të përfundojë procesi afër vitit të ri”, - u shpreh ai në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit. Duke ju referuar ankesave të Partisë Socialiste për disa qarqe dhe për të cilat është vënë nën akuzë, Ristani tha se vendimet për rrëzimin e tyre kanë qenë ligjore. Sipas tij nuk mund të ketë rinumërim votash për të gjithë qarkun. “Ne kemi ndjekur një procedurë strikte ligjore dhe kemi bërë një interpretim ligjor të problematikës së zgjedhjeve” thekson Ristani. Më tej ai ka vlerësuar procesin e 28 qershorit si më të mirin të zhvilluar në vend. Sipas Ristanit probleme me standardet pati procesi i numërimit, por sipas tij sistemi që u aplikua ishte më i thjeshtë dhe më i lehtë për t u menaxhuar.“Absolutisht më të mirat që janë zhvilluar në Shqipëri. Kishte probleme, edhe me standardet, sigurisht. Mund të ishte më i rregullt, më i mirë. Mund të përfundonte më shpejt. Ndoshta do të ketë nevojë për një ndryshim ligjor që ta bëjë më të shpejtë si proces numërimi”, -është shprehur Ristani. Ndryshe nga opozita, ai thotë se rasti i kutive të Fushë-Kuqes në Lezhë dhe ai i Fierit, nuk ishin të njëjtë. Në vlerësimin e tij, situata në Fier u tensionua për shkak të ndërhyrjeve të subjekteve politike.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009