Si ndihem me Edrën dhe Tushen
Autori i Lajmit: red.
Romirin, vazhdojnë ta thërrasin ende Llambi, ndërsa suksesi i personazheve të tjerë në “Portokalli” ka ardhur gjithmonë e në rritje, madje kohët e fundit publiku është ndarë në dy pjesë, ku disa të tjerë e thërrasin Agush. Romir Zalla na tregon projektet më të fundit, prapaskenat e personazheve në “Portokalli”, madje edhe planet që ka për sezonin e ri...
Sapo keni përfunduar një shfaqje në teatrin “Skampa”, e cila do të vijë në Tiranë në shtator. Cili ka qenë subjekti i kësaj shfaqjeje?
“Kolonel Zogu” është një komedi satirë, e një autori bullgar, Bejçov. Ka fituar shumë çmime si dramë dhe ka një tekst, i cili flet për problematikat e vendeve lindore, vendeve ish-komuniste. Flet për problemet e tranzicionit, tranzicionit që ka në përgjithësi blloku i lindjes, vendet ish-komuniste. Tranzicioni në kuptimin që, të gjithë këto vende synojnë që të futen në Europë, por të futen në Europë me të mirat dhe të këqijat e tyre. Familja europiane është një familje me vlera të larta dhe ne lindorët jemi pak problematik dhe e kemi pak të vështirë të integrohemi në Europë. Ky është konteksti i përgjithshëm i veprës. Më konkretisht e bukura e veprës është që është një ngjarje konkrete me situatën gjeopolitike të gjithë vendeve lindore, si Bullgaria, Rumania, Serbia, Shqipëria, Hungaria, të gjitha këto vende. Fabula me dy fjalë është; diku në një vend të izoluar, kjo është edhe paralelizmi, që edhe lindja ka qenë e izoluar për hatër të komunizmit, në majë të një mali është një manastir i vjetër, i cili ka qenë një park ushtarak, por është braktisur nga ushtria dhe ka ngelur një vend i izoluar në mes të malit, në mes të një pylli, në mes të ujqërve dhe aty jetojnë disa njerëz, të cilët i kanë çuar aty për tu rehabilituar, të cilët janë njerëz që shoqëria i konsideron të marrë. Faktikisht ata nuk janë të marrë, por kështu i konsideron shoqëria. Ka gjithsekush jetën e tij dhe mund të mos kenë qenë dakord me regjimin dhe regjimi për t i hequr qafe i ka “internuar” duke i konsideruar si të marrë dhe i ka izoluar në këtë vend.
Çfarë personazhesh jetojnë në manastir dhe cili ka qenë personazhi juaj?
Këta personazhe janë një ish-ushtarak, që është personazhi im, i cili ka dy vjet që nuk flet, është një actor, i cili nuk dëgjon. Ai thotë që nuk dëgjon, por faktikisht ai ka qenë një aktor shumë i mirë, por opinioni dhe thashethemet e kanë marrë më qafë, i ka prishur karrierën. Është një xhepist, hajdut, një rom, i cili vuan nga ideja fikse që është impotent, por faktikisht ka 6 fëmijë, një ish-shefe dogane, të cilës i ka dalë nami që është prostitutë, sepse ka vajtur me të gjithë shoferët e kamionëve që kalonin në doganën e saj, dhe ajo për këtë ka ardhur, që të rehabilitohet sepse i thonë që je prostitutë dhe ka dëgjuar se në këtë manastir ajo mund të qetësohet, mund të flas me zotin, të jetë murgeshë. Është edhe një personazh tjetër që është tip ëndërrimtari dhe që i duket vetja shumë i vogël dhe ka frikë mos e shkelin, kështu e ka ai kompleksin e vet. Këta personazhe kanë kaq vite që jetojnë aty, në atë manastir. Janë të vetmuar, të marrë. Një ditë aty shfaqet një doktor, i cili faktikisht nuk është doktor, por një i droguar, që ka nxjerrë një diplomë false vetëm e vetëm që të filloj punë në një spital që ta marri morfinën falas. Ai do të sigurojë drogë për vete dhe është i detyruar të bëjë këtë gjë. Me këtë diplomë false këtë e emërojnë tek kjo “çmendina”, sepse këta nuk janë të çmendur, kështu i konsideron shoqëria. ky është një fenomen edhe tek ne. Njerëz të cilët janë të ndershëm, që punojnë, në përgjithësi thonë, “hë mo ai, i shkreti, gjynah ai, ai budallai”. Në këtë sens këta janë të marrë, por jo të çmendur. Në këtë moment që shfaqet ky doktori kalojnë gjithmonë avionë me ndihma nga NATO, hedhin ndihma, sepse këta jetojnë në Ballkan dhe Ballkani ka gjithmonë nevoj për ndihma, ka nevojë të mbështetet sepse janë vende të varfëra në zhvillim. Kur bien ndihmat bien edhe rroba ushtarake, të cilat këta i veshin, i japin edhe ushtarakut. Këtij i ngjallet koha e ushtrisë dhe fillon e flet dhe vetë shpallet kolonel. Duke u disiplinuar ata fillojnë e mendojnë si të ikin që këtej. Shfaqja është shumë e mirë për realitetin që tregon, sepse është një realitet që ne e jetojmë.
Me pak fjalë, cili është mesazhi i kësaj vepre?
Ideja është që ne, në kohë fushate politikanët na bërtasin “do shkojmë në Europë”, ndërkohë që nuk është e rëndësishme të shkojmë në Europë se sa të kemi një jetë më të mirë, mirëqenie më të mirë. Ne punojmë për të shkuar në Europë dhe jo për vete. Megjithëse ne jemi një vend që gjeografikisht jemi në Europë, edhe historikisht jemi evropian, flas që nga koha e Skënderbeut apo e Pirros. Edhe me kulturë dhe tradita jemi evropian. Kështu morali i shfaqjes është që nuk është kaq e rëndësishme, kjo që bëjnë politikanët tanë, që na marrim votat me premtimin se do të shkojmë në Europë. Në momentin që ne jemi mirë, kemi një turizëm të zhvilluar, kemi mirëqenie më të madhe, atëherë Europa do të na pranojë se nuk ka nga t i mbajë. Nuk niset nga fundi, niset nga fillimi. Nuk niset nga nënshkrimi i MSA-së.
Jeni në pritje të shfaqjes së premierës së dy filmave, ku keni qenë aktor. Na trego diçka më shumë për këtë...
Po, është filmi “East-Ëest-East” (Lindje-Perëndim-Lindje) me regji të Gjergj Xhuvanit, një film që ka një subjekt interesant. Janë pesë çiklist që kanë shkuar në Itali, dhe bashkë me ta është një shoqërues i Ministrisë së Brendshme, i cili duhet të kujdeset që çiklistët mos të flasin me të huajt dhe të kthehen në Shqipëri. Ky ka qenë roli që kam luajtur unë, roli i Nikos u kujdesa që çiklistët të mos flisnin me të huajt dhe në atë periudhë ra diktatura, çiklistët u kthyen në Shqipëri, ndërsa unë jo, më pëlqente më shumë jashtë. Filmi tjetër është i Artan Minarollit, “Live” (Gjallë), ku unë kam rolin e Tikut. Përpara një viti unë kam qenë në xhirime, dhe në këtë tetor janë premierat e këtyre filmave.
Si i ndien Romiri emocionet e skenës, të teatrit dhe të një objektivi në sheshin e xhirimeve?
Sigurisht që filmi ka emocione të ndryshme nga teatri, është tjetër ndjesi. Mendoj se ndryshimi mes të dyve është ky, në film ndjen shumë më shumë emocione gjatë procesit të krijimit dhe pastaj kur del premiera e filmit ti nuk ke çfarë të heqësh dhe çfarë të shtosh më. Filmi është i xhiruar dhe ti nuk mund të rregullosh më, nëse ka diçka për të rregulluar. Ndërsa teatri e ka emocionin më të fortë sepse është i gjallë, kontakti me publikun është “live” dhe natën tjetër t i ke se çfarë të shtosh, çfarë të rregullosh për tu bërë më i përkryer. Teatri ka emocionet më të bukura kur t i e merr duartrokitjen pasi mbaron shfaqja. Ndërkohë që procesi i krijimit në një shfaqje teatri është më i gjatë, më i mundimshëm, i lodhshëm sepse ti punon gjatë. Ndërsa filmi është diçka më sportive, më e bukur sepse xhiron në vende të ndryshme, me njerëz të ndryshëm, takon njerëz. Kanë të bukurën e tyre.
Dramë apo komedi, ku ndihesh më komod?
Në komedi ndihem më mirë në fakt, por thonë që jam më i mirë në dramë. Kështu më thonë kolegët. Mirëpo nuk është se ka shumë rëndësi. Dramën nga komedia një fill i ndan. Ti je shumë komik kur ke një hall shumë të madh, kur ke një dramë shumë të madhe. Sa më i madh të jetë halli aq më komik bëhesh, në kuptimin e asaj që ti del edhe nga vetja, flas në jetë, kështu na ndodh të gjithëve, që bëjmë edhe gjëra që nuk do ti kishim bërë kurrë për të zgjidhur një problem. Kjo krijon komicitet shumë të madh. Në thelb komedia kjo është.
Në “Portokalli” jeni përjavë në skenë dhe natyrisht ju ka ndodhur që të keni një problem dhe ju duhet që të aktroni, madje të bëni për të qeshur publikun...
Sigurisht që hallet dhe problemet e mia personale nuk është se ndikojnë shumë në “Portokalli” tek personazhet. Aty, ashtu si edhe në teatër aktori shfaq hallin dhe problemin e personazhit, jo të vetin. Në momentin që je aktor në skenë nuk ekziston asgjë jashtë saj. Është vetëm realiteti të cilin aktori e jeton me personazhin. Unë përshembull dal në skenë 5 apo 7 minuta dhe ato shtatë minuta unë jetoj me hallet dhe problemet e Llambit, nuk jam Romiri. Mund të kem një problem me ndonjë koleg apo të kem diçka që nuk shkon dhe në momentin që jam në skenë harroj gjithçka dhe jetoj me hallin e Llambit, që është gruaja, me mënyrën se si sillet gruaja me Llambin, si i imponohet, si i kërkon llogari. Ky problem që ka Llambi në marrëdhënie me gruan shkakton humorin. Kjo është relativisht e vështirë sepse në përgjithësi është e vështirë të bësh humor çdo javë, kjo është vështirësia më e madhe. Ne themi çdo javë, por realisht janë 4 ditë të javës, ku ne përgatitemi. Në këto katër ditë është e vështirë që të nxjerrësh një material të ri dhe mundësisht më me humor se javës që shkoi.
Sa të vështirë e keni që të krijoni pjesët, personazhet?
Disa nga tekstet, mos të them pjesën më të madhe ne i shkruajmë vetë, sigurisht që marrim spunto, gjejmë diçka, një ngjarje, një histori. Marrim spunto nga një fenomen dhe mbi atë ndërtojmë materialin duke shtuar edhe anën artistike, një batutë... në këtë kuptim i krijojmë vetë. Edhe krijimi i personazhit është interesant si, moment sepse nuk është se i kemi personazhet në një xhep të vogël dhe i nxjerrim sa herë nis sezoni. Nëse do të më pyesni tani se çfarë do të bëj sezonin që vjen unë nuk di të të përgjigjem sepse nuk ka ardhur momenti që të mendoj diçka interesante që mund të jetë gjithçka, një marangoz, një gazetar.. çfarëdo. Na duhet një ngacmim dhe atë ngacmim shpesh herë e kërkojmë. Aktori në përgjithësi është gjithmonë në kërkim, natyrë kurioze dhe mban veshët hapur për të dëgjuar një ngjarje, një batutë, një histori... aktori gjatë jetës së tij vjedh, vjedh nga jeta, i mban dhe i nxjerr në momentin që duhet të krijojë një rol, një karakter apo një personazh.
Për sezonin e ri të “Portokallisë” nuk keni planifikuar ndonjë personazh të ri?
Nuk e di, nuk është çudi që në këtë sezon të rikthehet Tushja dhe Agushi, Endri dhe Tobi apo vetëm LLambi, ashtu si nuk është çudi që të vij me një personazh të ri.
Personazhi i Llambit kishte bashkëshorte Edrën, një emër i çuditshëm, por si është domethënia e tij?
Edra nuk është emër i çuditshëm, Edra është shkurtimi i emrit Kuçedra. Kjo është tamam domethënia e emrit.
Si i ke akumuluar problemet e Llambit, që çdo javë kishte nga një të ri?
Nuk e kam patur të vështirë fare, jo sepse më ndodhin mua, por sepse u ndodhin të gjithëve. Marrëdhënia burrë grua është një marrëdhënie më se e zakonshme, më se jetësore, më se reale dhe është aq e përhapur, gjithkush ka një grua dhe gjithkush ka një burrë dhe meqënëse është kaq realiste kjo marrëdhënie gjithmonë sjell situata me humor, gjithmonë sjell keqkuptime të vogla që mund të ketë një çift bashkëshortësh. Është një arsye shumë e thjeshtë, sepse burri dhe gruaja janë dy të kundërta dhe kur dy të kundërta i vë bashkë gjithmonë ka gërricje, që nga më të rëndomtat, pse nuk i vure tapën kolinosit, pse i ke lënë këtu çorapet e palara, e deri tek problemet më të mëdha që janë marrëdhëniet me fisin, ti nuk sillesh mirë me mamanë time, historitë e zakonshme me vjehrrat. Ka qenë një personazh interesant sepse ka patur raste që më kanë ndaluar njerëz në rrugë dhe më kanë pyetur, ku e dije ti historinë tonë, që tregove këtë javë, ke qenë prapa derës? Kjo sepse kam thënë gjëra reale, që i ndodhin çdo çifti. Apo, gruaja thotë do iki për vizitë diku, por nuk kam çfarë të vesh. Këtë e kanë të gjitha femrat, që përpara se të shkojnë diku, hapin dollapin që e kanë plot me rroba, një pjesë të mirë të tyre nuk i përdorin fare, mund të veshin vetëm dy fustane dhe të gjitha e kanë këtë, “obobo nuk kam çfarë të vesh”. Është një situatë që e jetojmë të gjithë. E mira e Llambit është që thoshte disa të vërteta që publiku i jeton përditë, por nuk i ka parë të shprehura nga një personazh.
Pas personazhit të Llambit, që ka qenë një monolog dolët dyshe me Marinin...
Po, dolëm dyshe me Endrin dhe Tobin. Ka qenë një dyshe shumë e mirë, ngaqë është një dyshe shumë universale. Aty mund të gjesh problematika nga më të ndryshmet. E bukura e dyshes është që flasin dy njerëz, që janë të papunë, flasin për gjithçka por nuk janë të zotët që të zgjidhin hallet dhe problemet e tyre personale. Ky është një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë tonë. Njerëz të panjohur që takohen në rrugë, që flasin për njerëz, politikë, probleme..
Mendoni se e kanë kuptuar shqiptarët këtë dyshe, e kanë cilësuar si humor anglez?
Kjo lidhet me një fenomen që reagimet e njerëzve janë të çuditshme. Reagimet e tipit, është shumë humor angles, apo është humor që nuk e kuptojmë apo është humor banal apo një opinion tjetër i këtij lloji vijnë sepse njerëzve nuk u pëlqen ajo që shohin në “Portokalli” sepse ajo i thotë gjërat troç. Kur njerëzit shohin pasqyrimin e tyre tek “Portokallia” dhe nuk u pëlqen diçka atëherë reagojnë; bukur, më pëlqen, por ishte banal. Apo reagim të tipit; bukur, më pëlqen shumë dyshja Endi dhe Tobi, por nuk e kuptoj. Çfarë nuk kupton, çfarë ka për mos tu kuptuar? Kam përshtypjen që është reagim nga ky fenomen. Kështu ka qenë edhe dyshja Pacienti-Psikologu, kështu ka qenë edhe dyshja e biondëve, kështu dhe Engjëlli dhe Dialli, janë dyshe shumë realiste.
Pse bjondë dyshja e shokëve?
Po sepse zakonisht fenomeni biond varet edhe se je bosh nga trutë. Duke qenë biond ne krijuam një lloj alibie për të qenë në rregull me atë që do të thoshim sepse në thelb bjondët ishin dy shokë të cilët i vinin në pah mangësirat njëri tjetrit. Megjithëse bjondët kanë patur edhe një fenomen tjetër, të debatit që degjeneron. Shohim rëndom nëpër televizione, dy njerëz që janë në debat, e nisin qetë debatin dhe në fund e kthejnë në personale dhe shahen me njëri tjetrin kur nuk kanë argumenta. Këtë fenomen kemi prekur edhe me bjondët.
Në personazhin e psikologut më ka bërë përshtypje se edhe ai kishte probleme me “Edrën” e tij, me gruan. Pse zgjodhët të paraqiste edhe ai këtë problem?
Ai nuk ka ndonjë ndryshim nga personazhi i Llambit, në kuptimin që edhe psikologu është një burrë që ka një grua në shtëpi. Endri dhe Tobi janë burra të martuar me gra në shtëpi dhe ndonjëherë mund t iu ketë ndodhur edhe këtyre personazheve që të flisnin për gratë e tyre.
Kur do t ia japësh patentën Tushes?
Tushja nuk ka për ta marrë kurrë patentën. Tushes nuk i nevojitet patenta, ajo e do për sytë e të tjerëve. Tushja me atë natyrë që ka nuk ka për të bërë hajër asnjëherë, jo vetëm për të marrë patentën por asnjëherë sepse është tip i femrës grindavece, ka dëshirë që të kapet pas fjalëve.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009