Berisha nis fushatën për zgjedhjet lokale
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Turi i përurimeve
Kryeministri Sali Berisha ka çelur fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale në komunën Ballagat ku prezantoi atje kandidatin Sherbet Shala. Prezantimi i kandidatit në fjalë u bë gjatë kohës kur kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Ballagat - Peqin, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 150 milionë lekë dhe me gjatësi 12 kilometra. Shefi i mazhorancës ndër të tjera ftoi banorët e Ballagatit të marrin pjesë të gjithë në zgjedhjet për komunën e tyre, për të votuar për vazhdimin e ndryshimit. Ai garantoi se vota për kandidatin demokrat Shala, do të shndërrohet në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qendra shëndetësore, pensione të larta, do të shndërrohet në mbështetjen më të fuqishme për fermat dhe për zhvillimin e tyre. Kryeministri përshëndeti projektin e kësaj rruge, e cila lehtëson shumë jetën e banorëve të kësaj zone. Ai tha se me këtë rrugë, së bashku me Boshtin e Jugut dhe rrugën që kalon në Belsh, Kosovë, zona dhe e gjithë Dumreja njeh një urbanizim të madh dhe dalje më të shpejtë të prodhimeve në treg. Në fjalën e tij, Berisha ndër të tjera tha se:“ dua të garantoj banorët e Ballagatit se ky është vetëm njëri prej projekteve jashtëzakonisht të rëndësishme për këtë zonë. Dua t i garantoj se në projektin tonë, infrastruktura moderne për të gjitha fshatrat e kësaj zone, asfaltimi i rrugëve të tyre, ujësjellësit, ndërtimi dhe rindërtimi i sistemit vaditës, janë projekte të tjera të cilat do të vijojnë në Ballagat dhe në mbarë Shqipërinë. Sikundër, ju bëj thirrje banorëve të kësaj zone të mbjellin sa më shumë ullinj dhe i garantoj ata se do të financojmë çdo rrënjë ulli të mbjellë në këtë komunë dhe në të gjithë ultësirën bregdetare. Qeveria, në projektin e saj të mbështetjes së fuqishme për fermerët, katër vitet që vijnë do të subvencionojë çdo projekt të fermerëve të Ballagatit, të Myzeqesë dhe të mbarë Shqipërisë. Qeveria do të rrisë pensionet e pensionistëve në fshat dhe do t i barazojë ato me ato të qytetit. Mandati i dytë është mandati i mundësive më të mëdha në tërë historinë e vendit, është mandati në të cilin ne jemi të bindur se do ta ndryshojmë Shqipërinë në atë mënyrë sa ajo të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga prapambetja shekullore që trashëgon. Është mandati i fytyrës Evropiane të Ballagatit e të mbarë Shqipërisë. Ju ftoj të merrni pjesë të gjithë në zgjedhjet në komunën tuaj, të votoni për vazhdimin e ndryshimit. Shqipëria ka nevojë për besimin tuaj, për votën tuaj. Unë ju garantoj ju se kjo votë do të shndërrohet në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qendra shëndetësore, pensione të larta, do të shndërrohet në mbështetjen më të fuqishme që keni njohur ndonjëherë për fermat tuaja dhe për zhvillimin e tyre”, përfundoi Berisha.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009