Malaj: Disiplina partiake alibi që sjell diktaturë
Autori i Lajmit: red.
Arben Malaj, një ndër zërat kritikë ndaj lidershipit të Partisë Socialiste, reagon pas deklaratave të këtij të fundit por dhe të ish-kreut të Kuvendit Servet Pëllumbi të cilët e kanë konsideruar të nxituar qëndrimin e zërave ndryshe në PS. Pëllumbi dhe Rama pak ditë më parë i konsideruan si të nxituara qëndrimet e Arben Malajt dhe Ben Blushit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve por dhe me atë se çfarë duhet të bënte Rama. “Duhet ndalur sa më parë dhe në mënyrë publike fushata penalizuese ndaj personave që janë kritikë apo kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Ky fenomen përjashtimesh dhe nxitje përplasjesh është ngjarja më rëndë që po ndodh në historikun e Partisë Socialiste”, - është shprehur Malaj në një deklaratë për shtyp. Sipas tij, ky presion dhe ky denigrim mbytës është cenim i rëndë i të drejtave elementare të çdo individi. Aty ku sipas Malaj, cenohen liritë elementare të të shprehurit aty liritë politike kufizohen apo nuk ekzistojnë. “Disiplina partiake" dhe "solidariteti partiak" janë alibi të dëmshme dhe të pamjaftueshme për ta fshehur mentalitetin jo demokratik, që kur tolerohet rrezikon të sjellë diktaturë në rritje”, - tha ai. Sipas socialistit Malaj nëse ky konflikt rritet ai natyrshëm ashpërsohet dhe një ashpërsim i ballafaqimit publik midis mbështetësve dhe te pakënaqurve brenda vetë Partisë Socialiste, rrezikon të krijojë një ambient të vështirë politik. Sipas tij ky ambient i rënduar është kosto shtesë për çdo lider por dhe e dëmton Patinë Socialiste dhe e vonon rifitimin e besueshmërisë publike të saj. “Sfida reale e liderit të ardhshëm të Partisë Socialiste do të jetë pikërisht rikthimi i besimit dhe përkushtimit brenda forcës politike si parakusht për kredibilitetin publik dhe mbështetjen publike në rritje që i nevojiten Partisë Socialiste në çdo sfidë të ardhshme”, - përfundon Malaj deklaratën e tij për shtyp.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009