E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski pritet me protesta në Kërçovë

27-03-2013 / Gazeta 55

Maqedoni, raundi i dytë i zgjedhjeve vendos për krerët e 29 komunave

Raundi i dytë i zgjedhjeve vendore do të bëjë të ditur emrat e 29 kryetarë të rinj të komunave, prej të cilave në 7 komuna me popullsi shqiptare garojnë kandidatët shqiptarë. BDI është shprehur e kënaqur nga rezultati, ndërsa fitoren e konsideron politike dhe etnike, ndërsa kryeministri Gruevski u prit me brohoritje dhe revoltë nga banorët e maqedonas të Kërçovës, të cilët kundërshtojnë zgjedhjen e Deharit.
Ndërkohë Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallë fitore në raundin e parë jo vetëm në rrafsh politik por edhe në rrafsh etnik. Në këto zgjedhje është shënuar numër jashtëzakonisht i madh prej 39 e 500 i votave të pavlefshme. Partia Demokratike Shqiptare ka shprehu vërejtje për parregullsi të shumta në raundin e parë zgjedhor.
Një dramë e vërtetë sipas medieve maqedonase është zhvilluar sot në Kërçovë, ku maqedonas të këtij qyteti kanë ngujuar për dy orë rresht kryeministrin Nikola Gruevski në shtabin e partisë së tij. Sipas medieve maqedonase, ata kanë shprehur revoltën për shkak të fitores së kandidatit shqiptar dhe si fajtorë për këtë e kanë akuzuar pikërisht kryeministrin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›